Myrto Uzuni / Arkivi i lojtarit
Profili

Myrto Uzuni lindi në Berat më 31 maj 1995. Kur ishte dhjetë vjeç, familja e tij u shpërngul në Greqi. Karrierën si profesionist e nisi në vitin 2013 në qytetin e lindjes, me fanellën e Tomorit.
Pas Tomorit luajti me Apoloninë dhe Laçin. Në vitin 2018 u transferua te Lokomotiva e Zagrebit. Po atë tetor veshi për herë të parë fanellën e Kombëtares në miqësoren me Jordaninë në Elbasan.
Uzuni luan si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krah, dhe godet kryesisht me të djathtën. Me Ferencvárosin shënoi në Ligën e Kampionëve, ndërsa me Granadën siguroi ngjitjen në La Liga. Në janar të vitit 2025 iu bashkua Austin FC.
Karriera